SPORT, 14 Maj 2022, 17:51

Shtutgarti siguron mbijetesën në Bundesligë, Leipzig siguron Champions League

Shtutgarti siguron mbijetesën në Bundesligë, Leipzig siguron

Bundesliga ka zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të saj, teksa Stuttgarti ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Këlnit (2-1). Një trepikësh që i ka siguruar mbijetesën në Bundesligë për sezonin e ardhshëm 2022-2023. Golat e këtij triumfi u shënuan nga Kalajdzic 12’ dhe Endo 90+2’, teksa Këlni humbi mundësinë për një vend në Europë League pasi goli i Modeste 60 nuk mjaftoi, teksa siguruan pjesëmarrjen në Conference League.

Hertha e Berlinit u mposht përsëri, teksa këtë herë nga Borusia Dortmund me shifrat 2-1. Hertha renditet në zonën “Play-Off”. Për Dortmundin shënoi edhe Erling Haaland, me sulmuesin që kishte edhe ndeshjen e fundit të tij me skuadrën verdhezi.

Leipzig është skuadra e 4-të që arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi  barazimi 1-1 me Arminia Bielefeld e renditi atë në top-katërshen e parë të Bundesligës.

Bajerni i Mynihut, i shpallur kampion, barazoi 2-2 me Volfsburgun. Levandovski shënoi një nga golat e Bajernit, duke e mbyllur sezonin në kuotën e 35 golave.

Freiburg edhe pse pësoi humbje nga Bajer Leverkuzsen përsëri arriti të siguronte pjesëmarrjen ne Europa League, pasi përfitoi nga humbja e Këlnit ndaj Shtutgartit.

RENDITJA PËRFUNDIMTARE

Shtutgarti siguron mbijetesën në Bundesligë, Leipzig siguron