SPORT, 24 Tetor 2022, 19:56

Pësoi dëmtim në kampionat, futbollisti i Barcelonës humbet Botërorin e Katarit

Pësoi dëmtim në kampionat, futbollisti i Barcelonës humbet

Sergio Roberto nuk do të luajë në Botërorin e Katarit.

Futbollisti spanjoll i Barcelonës pësoi një dëmtim në shpatullën e majtë në sfidën ndaj Atheltico Bilbao dhe ekzaminimet mjekësore nuk i japin shpresë për prezencën e tij në kompeticionin më të madh për Kombëtare.

Sergi Roberto në fakt do të jetë jashtë fushe për pesë deri në gjashtë javë.

Futbollisti do të mungojë në ndeshjet e Ligës dhe Champions League, ndoshta do të jetë në dispozicion të Xavi Hernández vetëm në fund të dhjetorit, kur është planifikuar derbi i qytetit kundër Espanyol.

Sergi Roberto u dëmtua në minutën e 83-të, duke shqetësuar tej mase klubin blaugrana.