SPORT, 23 Korrik 2025, 15:25

Përplasja me kapitenin e Interit, Çalhanollu sqaron gjithçka dhe i jep fund zërave të merkatos: Ishim të ngarkuar

Përplasja me kapitenin e Interit, Çalhanollu sqaron gjithçka

Hakan Çalhanollu i ka dhënë fund spekulimeve pasi u pyet nga tifozët. Mesfushori i Interit tha se do të qëndrojë, ndërsa me Lautaro Martinez është çdo gjë në rregull.

Dëmtimi? Çdo gjë në rregull. Pushimet e mia nuk kanë qenë shumë të lehta, me shumë spekulime. Por kemi qenë gjithmonë në kontakt me klubin. Kam punuar, kam bërë përgatitjet dhe jam kthyer në gjendjen më të mirë. Jam i lumtur që jam kthyer.

Spekulimet? Si çdo vit, edhe pse këtë herë pak më shumë. Nuk kam thënë asgjë sepse doja që njerëzit, tifozët tonë, të më shihnin kur të kthehesha këtu.

I lumtur?  Sigurisht që po, jam lojtar i Interit dhe gjithmonë kam thënë që dua të vazhdoj këtu.

Rinovimi? Shpresojmë. Do të shohim çfarë do të ndodhë në këto vite, por qëllimi im është të jem këtu dhe të fitoj trofe.

Ke folur me Lautaron? Po, sigurisht. Jemi profesionistë, gjithçka është sqaruar, asnjë problem. Ishim të ngarkuar, tani jemi më të qetë dhe do të shikojmë përpara.