TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka marrë një gjobë prej 161 mijë frangash dhe po ashtu mbylljen e 20% të kapacitetit të stadiumit ndaj Letonisë. Shkak janë bërë incidentet ndaj Serbisë.
Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, që nuk ishte i pranishëm në stadium, ka reaguar pas vendimit të marrë. “Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.
Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik”, shkruan TKZ.