SPORT, 12 Gusht 2023, 20:25

Përballja Partizani-Roma, italianët në avantazh me dy gola

Përballja Partizani-Roma, italianët në avantazh me dy gola

Roma ka kryesuar me dy gola përballë Partizanit. Ky rikthim në Shqipëri, këtë herë është jo për të luajtur një ndeshje finale të Conference League, por për të zhvilluar një test miqësor.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho po përballet me Partizanin, në “Air Albania”. Goli, në minutën e 12 u realizua nga El Shaarawy, duke u pasuar nga një tjetër gol në minutën e 26 të realizuar nga Belotti. 

Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç

Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho.