SPORT, 12 Gusht 2023, 13:50

FOTO/ Mbape përshëndet sulmuesin që i hap rrugën e largimit: I lumtur që të shoh këtu

FOTO/ Mbape përshëndet sulmuesin që i hap rrugën e largimit:

Ousman Dembele është zyrtarisht pjesë e PSG-së dhe është prezantuar ditën e sotme nga klubi francez. Sulmuesi shihet si zëvendësues i Mbapes, teksa ky i fundit e ka përshëndetur afrimin e Dembeles.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mbape i ka uruar mirëseardhje futbollistit duke u shprehur i lumtur që e sheh në Paris. dy lojtarët kanë një miqësi të ngushtë edhe në Kombëtaren franceze, gjatë kohës kur luajnë për ngjyrat e Francës.

“Mirë se erdhe vëllai im. Jam shumë i lumtur që të shoh këtu. Aventura është duke filluar”, shkruan Mbape në foton e prezantimit të Dembeles.

FOTO/ Mbape përshëndet sulmuesin që i hap rrugën e largimit: