TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luis Enrique kishte premtuar se nuk do të bënte lëshime dhe kështu ka ndodhur. Mbappe dhe Neymar janë përjashtuar nga lista e të grumbulluarve të PSG për ndeshjen e parë të kampionatit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Parkun e Princave kundër Lorient. Dy yjet janë mungesat më të rëndësishme, por lista e lojtarëve që të jenë në shtëpi nga trajneri është shumë e gjatë dhe përfshin edhe emra të tjerë me peshë si Marco Verrati, i lënë në shtëpi bashkë me grupin e të padëshiruarve të tjerë që stërviten prej kohësh të veçuar.
Në konferencë për shtyp, trajneri spanjoll ka qenë shumë i qartë: “Fjalët e mia thonë shumë gjëra, por veprimet e mia do të thonë akoma më shumë”. Një deklaratë e respektuar duke parë se parisienët do ta nisin sezonin pa yjet që deri këtu kanë krijuar më shumë probleme për sa i takon merkatos. Nëse për Mbappe ndoshta pritej një qëndrim i tillë, për shkak të dëshirës së tij për të shkuar te Real Madrid me kosto zero në sezonin e ardhshëm, përjashtimi i Neymar dhe Verratti është pothuajse i papritur.
Të dy janë gati të largohen nga PSG në këtë merkato të verës, por gjatë javës janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit për të qenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit të paktën në stol. Sipas francezëve, përjashtimi i italianit ka ardhur për shkak të një gjendje gripale që e ka detyruar të punojë vetëm në palestër, një version i konfirmuar edhe nga lojtari.
Drejtimi i marrë nga PSG duket shumë i qartë: kush ka shprehur dyshime mbi projektin e klubit nuk do të jetë më pjesë e tij, pavarësisht nga emri që ka. Për Luis Enrique askush nuk është më i rëndësishëm se skuadra dhe grushti i hekurt i përdorur para debutimit në Ligue 1 është një tregues i qartë.