SPORT, 11 Gusht 2023, 14:38

West Ham refuzon ofertën e parë për Paqueta, “çekanët” duan nga City 110 milionë euro

West Ham refuzon ofertën e parë për Paqueta,

Pas një sezoni fantastik, ku arriti të fitojë dhe trofeun e Conference League, në finalen e madhe të Pragës, ndaj italianëve të Fiorentina, “fantazisti” brazilian i West Ham, Lucas Paqueta është kthyer në objektivin e shumë ekipeve të mëdha të Evropës.

Ndër këto ekipe janë dhe “qytetarët” e Manchester City, me teknikun Pep Guardiola, që e pëlqen shumë ish-“fantazistin” e Milan dhe me shumë mundësi pritet që Paqueta të zyrtarizohet te “blutë” e Mançesterit në ditët në vijim.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, për autorin e 5 golave e 7 asistime në 43 përballjet e regjistruara sezonin e shkuar, “qytetarët” i kanë dorëzuar një ofertë prej 101 milionë eurosh bordit të “çekanëve”, mirëpo duket se kjo shifër nuk mjafton pasi për kartonin e brazilianit, skuadra e West Ham kërkon jo më pak se 110 milionë euro.