SPORT, 12 Gusht 2023, 14:51

Pak orë na ndajnë nga miqësorja e luksit, “verdhekuqtë” e Jose Mourinho zbarkojnë në Tiranë

Pak orë na ndajnë nga miqësorja e luksit,

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga miqësorja e luksit e mbrëmjes së kësaj të shtune, mes “demave të kuq” të Partizanit dhe “verdhekuqve” të Romës së Jose Mourinho, këta të fundit ashtu siç pritej kanë zbarkuar në Aeroportin e Rinasit mesditën e sotme.

Ajo çka vihet re është se për miqësoren ndaj “demave”, Mourinho ka vendosur të marrë me vete, pavarësisht se nuk do të luaj për shkak dëmtimi, dhe “legjionarin” e mbrojtjes së Kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, i cili ishte pjesë e “verdhekuqve”, kur arritën triumfin historik në finalen e madhe të Conference League, në Tiranë, vitin e shkuar.

Pak orë na ndajnë nga miqësorja e luksit,Pak orë na ndajnë nga miqësorja e luksit,Pak orë na ndajnë nga miqësorja e luksit,