TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma do të zbarkojë nesër në Tiranë ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e Partizanit. Në “Air Albania”, do të ketë spektakël në një stadium që pritet të jetë i tejmbushur.
Sakaq, mediat italiane kanë zbuluar edhe formacionin e mundshëm me të cilin Roma do të zbresë nesër në fushë. Trajneri Murinjo i ka të gjithë në dispozicion dhe në dyshim është vetëm Dibala i cili ka një balotazh me El Sharauin për një fanellë titullari.
Argjentinasi pësoi një dëmtim muskulor ndaj Tuluzës. Pavarësisht se u raportua për dëmtim jo serioz, Murinjo mund të mos e rrezikojë ndaj Partizanit dhe me shumë gjasa nuk do të zbresë në fushë, të paktën nga minuta e parë.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
ROMA: Rui Patrisio, Mançini, Smolling, N’Dika, Kristensen, Pelegrini, Matiç, Aouar, Zalevski, Dibala (El Sharaui), Beloti
Trajner. ZHOZE MURINJO.