SPORT, 29 Qershor 2023, 13:30

Partizani dhe Tirana zbresin në fushë, përballje me kampionët në Ohër e Pogradec

Partizani dhe Tirana zbresin në fushë, përballje me

Partizani dhe Tirana po kryejnë fazën përgatitore në prag të Kupave të Europës. Dy skuadrat kanë planifikuar edhe ndeshje miqësore dhe sot do të zbresin në fushë për herë të parë me afrimet e reja dhe me trajnerin e ri për të kuqtë.

Kampionët do të kenë një test miqësor ndaj Strugës së Shpëtim Duros. Dy skuadrat kampione do të luajnë në qytetin e Pogradecit duke nisur nga ora 17:30.

Në të njëjtën orë, në fushë do të zbresë edhe Tirana. Bardhelutë do të luajnë në Ohër përballë Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja, që në Kosovë fituan titullin kampion këtë sezon.

NDESHJET SOT:

17:30 PARTIZANI – STRUGA (Stadiumi i Qytetit, POGRADEC)

17:30 BALLKANI – TIRANA (Stadiumi “Biljanini Izvori”, OHËR).