TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester City ka bërë një goditje të madhe në merkato. Klubi nga Manchesteri ka njohur tifozët me afrimin më të ri në dritaren e transferimeve. Mateo Kovacic është zyrtarizuar si lojtar i “Qytetarëve”.
Mesfushori i njohur do të fillojë shumë shpejt stërvitjen, teksa trajneri Guardiola do të ketë në dispozicion një nga më të mirët në botë në atë rol.
“Kjo është një lëvizje e shkëlqyer për mua dhe mezi pres të filloj me Cityn. Çdokush që e ka parë këtë ekip nën drejtimin e Pep e di se sa të mirë janë ata” – Tha lojtari pas nënshkrimit të kontratës katërvjeçare! Kroati vjen pas disa vitesh përvojë te Chelsea. Më parë, Kovacic ka qenë pjesë edhe e Real Madrid apo Inter.