TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi ishte ndër klubet e para që prezantoi fanellën e re për sezonin 2023-2024 dhe në ndeshjet e fundit në kampionat, luajti pikërisht me uniformën që do të ketë sezonin e ri. Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë edhe uniformat e reja që torinezët kanë sezonin e ri për ndeshjet në transfertë.
Bie në sy fakti se Juventusi i rikthehet edhe një herë tjetër ngjyrës rozë, ngjyrë të cilën bardhezinjtë e kanë pasur ndër vite në uniformën e dytë. Sezonin e shkuar, Juventusi kishte një fanellë plotësisht të zezë ndërkohë që pak vite më parë, një shirit rozë ishte edhe në fanellën e parë.
Sakaq, fanella e re ka vija horizontale gri dhe rozë, të vendosura në sfondin e bardhë. Në pjesën e krahëve, janë vijat që simbolizojnë “Adidasin” ndërkohë që ashtu si edhe në uniformën e parë, sponsori “Jeep” do të jetë me efektin e elektricitetit.
