SPORT, 27 Qershor 2023, 16:33

Tottenham në sulm për James Maddison, zbulohet marrëveshja mes klubit dhe lojtarit

Tottenham në sulm për James Maddison, zbulohet marrëveshja mes

Ardhja e teknikut australian, Ange Postecoglu në krye të pankinës së Tottenham ka trazuar jo pak ujërat te këta të fundit, me klubin që pritet të përjetojë një merkato “të zjarrtë” transferimesh këtë verë.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, skuadra e Spurs është shumë afër trasnferimit të “fantazistit” anglez të Leicester, James Maddison, teksa raportohet se klubi dhe lojtari kanë gjetur akordin mes tyre.

Tashmë e vetmja gjë çka mbetet është gjetja e marrëveshjes mes klubeve, teksa kujtojmë se Tottenham nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 40 milionë paund për lojtarin, ndërsa “dhelprat” e Leicester pretendojnë minimalisht 60 milionë paund për kartonin e tij.