SPORT, 27 Qershor 2023, 15:09

Egnatia përgatitet për Europën, rrogozhinasit gjejnë akordin me sulmuesin që kushton 400 mijë euro

Egnatia përgatitet për Europën, rrogozhinasit gjejnë akordin

Egnatia arriti të marrë një kualifikim historik për në Ligën e Konferencës për herë të parë në histori, ndërkohë që do të përballet me skuadrën e Ararat Armenisë në turin e parë eliminator. Pas një sezoni mjaft pozitiv ku rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë.

Për Europën, rrogozhinasit kanë nisur edhe merkaton dhe kanë gjetur akordin me një sulmues mjaft potent. Sipas “futbolinfo.az”, Vusal Isgandarli do të jetë futbollisti më i ri i Egnatias duke qenë se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin në Superiore.


Isgandarli ka vlerën në treg prej 400 mijë eurosh dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Sumqajit në Azerbajxhan, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur edhe me ekipe si Keshla, Zira apo edhe Ankara Keçiorenguçu.