SPORT, 28 Qershor 2023, 18:53

Akuzat ndaj arbitrit Chiffi, e pëson Mourinho, pezullohet dhe gjobitet trajneri i Romës

Akuzat ndaj arbitrit Chiffi, e pëson Mourinho, pezullohet dhe gjobitet

rajneri i Romës, Jose Mourinho pezullohet për 10 ditë dhe gjobitet me 50 mijë euro.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës federale të Federatës Italiane të Futbollit, për shkak të akuzave të bëra drejt arbitrit Chiffi në fundin e sfidës mes Monzas dhe Romës. Gjithashtu, as klubi nuk ka shpëtuar paq, pasi Roma gjobitet me 50 mijë euro.

“Gjykata federale kombëtare ka ndëshkuar trajnerin e Romës, José Mourinho me një gjobë prej 50 mijë eurosh dhe me 10 ditë skualifikim, që do të nisin nga java e parë e kampionatit të ardhshëm” – thuhet në njoftim.