TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë gjithçka është zyrtare, “shkatërruesi” zviceran i mesfushës së Juventus, Denis Zakaria është lojtari më i ri i francezëve të Monaco, pas disa ditësh të gjata negociatash pë transferimin e 26-vjeçarit.
Për kartonin e këtij të fundit, “gjigandët” francezë derdhën në arkat e “zonjës së vjetër” plot 20 milionë euro, si dhe i siguruan këta të fundit që do të marrin një pjesë të konsiderueshme të shumës së shitjes së lojtarit në të ardhmen.
Akordi u gjet gjithashtu dhe me vetë lojtarin, i cili tani është nisur drejt Francës për të kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore para firmosjes së kontratës, mirëpo detajet e kësaj të fundit ende nuk janë bërë publike dhe pritet të mësohen në orët në vazhdim.