SPORT, 10 Gusht 2023, 19:51

Hap i madh drejt “Play Off” të Conference League, Ibraimi “merr për dore” Strugën

Hap i madh drejt “Play Off” të Conference League, Ibraimi

Struga ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Hesperange, në sfidën e parë të turit të 3-të të Conference League.

Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro triumfoi 3-1 ndaj ekipit ndaj Luksemburgu, në një sfidë spektakolare.

Ibraimi ishte protagonist absolut i këtij takimi, pasi realizoi dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, mysafirët ngushtuan shifrat me Stolz por vetëm kaq, pasi Ibraimi dërgoi shifrat në 3-1.

Me interes të madh pritet ndeshja e kthimit, ku Struga do kërkojë që të arrijë në Play off.