TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Futbollisti 22-vjeçar Aleksandër Lambi ka ndërruar jetë në fushë.
Djaloshi me origjinë nga Shqipëria luante si sulmues për ekipin e kategorisë së tretë.
Gjatë ndeshjes në kategorinë e 3-të midis Ilioupolit dhe Ermionidës, në minutën e 5-të Lambi papritur është rrëzuar në fushë dhe ka humbur ndjenjat. Mjekët që ndodheshin aty vrapuan për të dhënë ndihmën e parë por nuk mund të bënin asgjë pasi ai kishte nevojë për shërbim të specializuar dhe për mjete të posaçme.
22-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak, pasi mjekët e ekipeve pasi kishin telefonuar ambulancën i kishin kërkuar të merrnin me vete një defibrilator.
Në fushë nuk ka patur asnjë ambulancë për ta marrë djaloshin e për ta transportuar në spital.
Ambulanca ka ardhur me vonesë në stadium. Automjeti i urgjencës është telefonuar në orën 15:11 por ka ardhur në orën 15:27. Në orën 15:32 ambulanca është nisur nga fusha në spital, ku ka mbërritur në orën 15:43, por tepër vonë për lojtarin me origjinë shqiptare.
Lambi është transportuar në spital me puls minimal ku nuk ia ka dalë dot të shpëtojë.