SPORT, 2 Shkurt 2022, 15:31

Milan ka gati tre alternativa për Ibrahimovic

Milan ka gati tre alternativa për Ibrahimovic

Drejtuesit e Milanit janë duke parë për një zëvendësues të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic.

Mosha e sulmuesit suedez nuk premton dhe Milan është duke analizuar për një sulmues më të freskët dhe me pontencial. Ibra është duke hasur disa dëmtime këto kohët e fundit, një shenjë e hapur për drejtuesin e klubit për ta zëvendësuar atë.

“Tuttosport” raporton se Milan po interesohet për tre sulmues qendror. Bëhet fjalë për Belotin e Torinos, Isak të Real Sociedad dhe Jonathan David të Lille.

Beloti nuk është një emër i ri në listën e dëshirave të Milanit, por drejtuesit kanë kohë të vendosin deri në merkaton e verës.