SPORT, 27 Qershor 2022, 16:22

Origi vishet kuqezi, nesër vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi

Origi vishet kuqezi, nesër vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi

Më në fund Milani do të zyrtarizojë edhe afrimin e parë të kësaj merkatoje. Divok Origi do të zbarkojë sot në mbrëmje në Milano dhe nesër pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën.

Belgu do të nënshkruajë për katër vite me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro plus bonuse. Ish-sulmuesi i Liverpulit u largua nga “The Reds” si lojtar i lirë, ndërsa dita e nesërme do të jetë edhe vendimtare për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Piolit, që tashmë do të ketë një alternativë më shumë për Zhiru.