TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rijad Mahrez është shumë pranë rinovimit të kontratës me Mançester Sitin.
Sulmuesi algjerian, i cili paguhet me 160 mijë paund në javë në “Etihad”, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë.
Por 31-vjeçari pritet të rinovojë me “Qytetarët”, ndërsa nga marrëveshja e re pritet të ketë të njëjtën pagë.
Kontrata e re do të jetë 3-vjeçare me opsionin për ta rinovuar për një tjetër sezon.
Mahrez, i cili u ble nga Lestëri në 2018-ën për 60 milionë paund ka shënuar 63 gola në 189 ndeshje për skuadrën e Guardiolës.