SPORT, 26 Qershor 2022, 15:38

Milan mund të humbasë Leaon, rinovimi mbetet larg, portugezi ka arsye të fortë për largimin

Milan mund të humbasë Leaon, rinovimi mbetet larg, portugezi ka arsye

Rafael Leao ishte një nga më të mirët e Milanit në sezonin që lamë pas. Kontrata e futbollistit skadon në vitin 2024, por kuqezinjtë dëshirojnë të “blindojnë” sulmuesin, ndaj janë gati t’i ofrojnë një marrëveshje të re.

Asgjë nuk do jetë e lehtë dhe kjo për shumë arsye. E vërteta është se portugezi dëshiron të qëndrojë në Milano, por jo gjithçka varet nga preferencat e tij.

Leao është e detyruar t’i paguajë Sportingut 20 milionë euro për prishjen e kontratës që bëri asokohe, për të kaluar te Lille. 23 vjeçari humbi gjyqin dhe tashmë duhet të paguajë paratë.

Në këto kushte, ylli i Serie A mund të detyrohet të ndërrojë destinacion. Nëse ai do largohej, me siguri do ishte një goditje e madhe për kampionët e Italisë.