TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Borusia e Dortmundit është një nga klubet më të mëdha në Gjermani së bashku me Bajernin e Mynihut në dekadën e fundit. Në dhjetë sezonet e fundit, e ka fituar Bundesligën një herë dhe ka përfunduar në vendin e dytë në pesë raste.
Verdhezinjtë jo vetëm që kanë bërë emër duke u bërë sfidues për epërsinë e Bajernin të Mynihut në Gjermani, por janë bërë edhe një klub i njohur për edukimin e disa prej talenteve më të mirë në futbollin botëror.
Disa lojtarë si Robert Levandovski, Pierre-Emerick Aubameyang, Ilkay Gundogan dhe Ousmane Dembele erdhën në klub si të panjohur, por u larguan nga klubi si superyje. Dhe në shumicën e rasteve, pala gjermane fitoi para të mëdha duke i shitur ato.
Shtesa e fundit në këtë listë është sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili do t’i bashkohet Mançester Sitit në verën e vitit 2022 për shumën e 75 milionë eurove.
DHJETË SHITJET MË TË SHTRENJTA TË DORTMUND
10.Ilkay Gundogan | 27 milionë euro | Mançester Siti | 2016
9.Abdou Diallo | 32 milionë euro | PSG | 2019
8.Mats Hummels | 35 milionë euro | Bajerni i Mynihut | 2016
7.Mario Gotze | 37 milionë euro | Bajerni i Mynihut | 2013
6.Henrikh Mkhitaryan | 42 milionë euro | Mannçester Junaitid | 2016
5.Pierre-Emerick Aubameyang | 63.75 milion euro | Arsenal | 2018
4.Christian Pulisic | 64 milionë euro | Çelsi | 2019
3.Erling Haaland | 75 milionë euro | Mançester Siti | 2022
2.Jadon Sancho | 85 milionë euro | Mannçester Junaitid | 2021
1.Ousmane Dembele | 140 milionë euro | Barcelona | 2017