SPORT, 27 Qershor 2022, 13:46

Dy mundës kuqezi kalojnë në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare në Oran të Algjerisë

Dy mundës kuqezi kalojnë në gjysmëfinale të

Vijojnë në Algjeri garat e sportit të mundjes të vlefshme për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Sot, në garat e stilit të lirë, kanë ardhur dy fitore të rëndësishme. Në peshën 65 kg, mundësi Zelimkhan Abakarov fitoi 8-4 ndaj turkut Munir Recep Aktas, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e kësaj peshe.

Falë këtij suksesi, rusi me nënshtetësi shqiptare ka shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me serbin Stevan Micic. I suksesshëm ka qenë në debutimin e tij edhe mundësi i peshës 86 kg, Osman Hajdari (sërish stili i lirë).

Në çerekfinale, ai fitoi 3-2 ndaj spanjollit Damian Iglesias Vilela, në një duel të fortë, duke avancuar në gjysmëfinale.

Sfida e radhës do të jetë ajo ndaj turkut Fatih Erdin. Ai që ka zhgënjyer është Islam Dudaev, rusi tjeter me nënshtetësi shqiptare.

Në peshën 74kg të stilit të lirë, ai u mund 6-3 nga turku Samet Ak, duke u eliminuar nga turneu.