SPORT, 26 Qershor 2022, 15:25

MOTO GP/ Françesko Banaja triumfon në Holandë, rrëzimi i kushton shtrenjtë Kuartararos

MOTO GP/ Françesko Banaja triumfon në Holandë, rrëzimi i

Françesko Banaja ka triumfuar në Çmimin e madh të Holandës, duke regjistruar fitoren e tretë sezonale për të. Ky ishte raundi i njëmbëdhjetë i Kampionatit Botëror.

Piloti i Dukaktit,  i cili nisi nga pole position, arriti të bënte një garë perfekte për të ruajtur vendin e parë, i motivuar edhe nga episodi i Fabio Kuartararos, i cili u rrëzua nga motorri i tij dhe si pasoj u tërhoq nga gara.

Ai i parapriu Dukatit tjetër të ekipit Mooney VR46 të Marko Bezekit dhe Aprilia-s së Maverik Vinales në fund. 

Ky rezultat sidoqoftë nuk ndikon në rrëzimin e pilotit francez nga vendi i parë, i cili vazhdon ende të kryesojë i ndjekur nga spanjolli Esparago.

MOTO GP/ Françesko Banaja triumfon në Holandë, rrëzimi i