SPORT, 22 Qershor 2022, 16:15

Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka, objektivi i merkatos i vendos ultimatum Milanit

Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka, objektivi i merkatos i vendos

Renato Sançes kërkon përgjigje nga Milani. Mesfushori prej kohësh ka një marrëveshje me kuqezinjtë mbi bazën e 3.2 milionë eurove në sezon për një kontratë katërvjeçare, por ditët e fundit PSG ka gjetur një akord me Lilën për të blerë portugezin për 25 milionë euro plus bonuse (për lojtarin gati një kontratë me pesë milionë në vit).

Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka, objektivi i merkatos i vendos

Në ofertën e fundit, kampionët e Italisë ishin ndalur në 18 milionë plus dy bonuse dhe nuk kanë treguar gatishmëri të rrisin propozimin për të barazuar atë të parisienëve.

Sançes vijon të presë lëvizjen e Milanit duke treguar një farë besnikërie e të njëjtën gjë pret nga kuqezinjtë të cilët po vonojnë pasi presin zbarkimin e Xherri Kardinales në qytet dhe miratimin e buxhetit për merkaton.