TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket si ëndërr e një nate vere, por mund të rezultojë e vërtetë. Gazeta e njohur spanjolle "Sport" bën me dije se Juventus po mendon për një goditje të madhe këtë verë.
Trajneri Alegri u ka kërkuar drejtuesve transferimin e yllit të sulmit të PSG, Neymar.Ky operacion ka një arsye të madhe pse mbetet i vështirë për t’u kryer.
Braziliani fiton 48 milionë euro bruto në vit, shifër kjo e papërballueshme në Torino.
Për 30-vjeçarin kalimi te Juventus do ishte një mundësi interesante, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në Itali. Neymar mbylli vitin e tij të pestë në Paris, sakaq më parë ka luajtur për Santos dhe Barcelona.