TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ballkani ka marrë një pikë të rëndësishme në Astana Arena (Astana), ndaj Astanës, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conference League që përfundoi 0-0.
Sinjalet e para i lëshoi skuadra e drejtuar nga Ilir Daja. Ishte Almir Kryeziu që provoi të zhbllokonte ndeshjen, por pa ia dalë dot. Vendasit nga Kazakhistani patën minutat e tyre të mira, gjithsesi mbrojtja e Ballkanit ishte në nivelin e duhur, duke mos lejuar hapësira. Në minutën e 33-të, portieri Condric i mohoi golin Kryeziut, pas një goditje të bukur nga distanca.
Në minutën e 73-të, Gripshi flirtoi me golin, fati nuk ishte me të. Me këtë rezultat, Ballkani ka katër pikë dhe mban vendin e 3-të, po aq sa ka Astana e vendit të dytë.