SPORT, 8 Nëntor 2023, 23:30

Grupi B/ Arsenali nuk fal në shtëpi dhe merr arratinë, PSV-së i mjafton De Jongu

Grupi B/ Arsenali nuk fal në shtëpi dhe merr arratinë,

U luajtën mbrëmjen e sotme, 2 duelet e vlefshme për Grupin B të Ligës së Kampionëve, ku bëjnë pjesë Arsenal, PSV, Lens dhe Sevilja. 

Skuadra e Artetës bëri detyrën në shtëpi, teksa triumfoi me rezultatin 2-0 përballë Seviljas falë golave të Trosard dhe Saka. Falë këtij suksesi “Topçinjtë” duket se kanë marrë arratinë në krye me 9 pikë në 4 ndeshje, teksa kualifikimi do të diskutohet mes PSV-së dhe Lens deri në sfidën e fundit.  

Mbrëmjen e sotme, holandezët triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Lens, duke i barazuar këta të fundit me pikë.  

ARSENAL-SEVILJA 2-0
30′ Trosard, 64′ Saka

PSV-LENS 1-0
12′ De Jong.