TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid ka mbyllur që sot diskutimet për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve, teksa ka siguruar biletën për në fazën tjetër të turneut.
Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti, ka mundur me shifrat 3-0 Bragën në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje që e nisi keq me një penallti të pësuar, por të cilën Lunin e priti duke shmangur telashet për ekipin e tij.
Më pas, erdhën me radhë golat e Brahim Diaz, Vinicius dhe Rodrigo, të cilët kthyen në formalitet fitoren dhe kualifikimin e madrilenëve, të cilët me 2 pikë në 2 ndeshjet e mbetura do të sigurojnë vendin e parë në grup.
REAL MADRID-BRAGA 3-0
27′ Brahim Diaz, 58′ Vinicius, 61′ Rodrigo
