SPORT, 8 Nëntor 2023, 16:42

Debatet me lojtarët dhe rezultatet zhgënjyese, Al-Ittihad shkarkon trajnerin e njohur

Debatet me lojtarët dhe rezultatet zhgënjyese, Al-Ittihad shkarkon

Afruan lojtarë, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinzo, Luiz Felipe e Jota, por sërish “gjigantët” arabë të futbollit, Al-Itthiad, nuk po arrijnë të shkëlqejnë në Saudi Pro League, teksa në 12 përballjet e para të kampionatit kanë arritur të sigurojnë vetëm 21 pikë, teksa ndodhen në vendin e 6 të tabelës, 11 pikë, më pak se kryesuesit e Al-Hilal.

Pesë ndeshje pa fitore në 5 javët e fundit të kampionatit, si dhe humbja turpëruese ndaj skuadrës irakiane Al Quwa Al Jawiya, në AFC Champions League “tërboi” jo pak drejtuesit e klubit, të cilët këtë të mërkurë vendosën të shkarkonin teknikun Nuno Espirito Santos nga pankina e tyre, vetëm 1 muaj para fillimit të Kupës së Botës për Klube.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, në këtë vendim ka ndikuar shumë edhe marrëdhënia jo e mirë e trajnerit me disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, përfshirë këtu edhe ish-fituesin e “Topit të Artë”, Karim Benzema.