TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sonte në mbrëmje luhen disa nga ndeshjet e katërta të grupeve në Champions League. Inter përballet me Salzburg në transfertën e grupit D, në sfidën që do mbahet në Austri. Llogaritë janë thjeshtësuar në maksimum për ekipin e Inzaghit, pasi me një fitore sonte, janë matematikisht në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, ku vihen re disa ndryshime.
Salzburg (4–4-2): Schlager; Dedic, Baidoo, Pavlovic, Ulmer; Sucic, Bidstrup, Capaldo, Gloukh; Simic, Konaté.
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Sanchez, Thuram.
Në Madrid, Real Madrid nuk dëshiron surpriza ndaj Bragës, ndërsa Bayern Munchen-Gallatasaray dhe Copenhagen-United premtojnë spektakël.
Ndeshjet:
Arsenal-Sevilla
Bayern-Gallatasaray
Copenhagen-United
PSV-Lens
Real Madrid-Braga
Salzburg-Inter