TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skuadra e Benfikës e kishte nisur me shumë pretendime këtë edicion të Ligës së Kampioneve, por klubi portugez është matematikisht i eliminuar që pas ndeshjes së katërt në grupe, teksa ka regjistruar katër humbje radhazi.
E katërta ishte sot në transfertën përballë Real Sociedad, që i dominoi në të gjitha aspektet duke shënuar tre gola që në pjesën e parë të takimit. Goli i Rafa Silva në pjesën e dytë shërbeu vetëm për statistikë, pasi portugezët tani duhet të mendojnë vetëm nëse mund të arrijnë vendin e tretë e të kalojnë në Ligën e Europës.
Ndërkaq, Napoli është ndalur në shtëpi nga Union Berlin në barazimin 1-1 edhe pse dominoi ndeshjen. Kështu, skuadra italiane ka shtyrë për momentin kualifikimin të paktën deri në ndeshjen e radhës, për të qenë i sigurt matematikisht për fazën me eliminim direkt.
GRUPI C
NAPOLI-UNION BERLIN 1-1
39′ Politano / 52′ Fofana
GRUPI D
REAL SOCIEDAD-BENFIKA 3-1
6′ Merino, 11′ Ojarzabal, 21′ Berrenetçea / 69′ Rafa Silva.