TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liga e Kampionëve luan natën e dytë të raundit të katërt të grupeve, me shumë emra të mëdhenj që zbresin në fushë për kualifikim.
Në Grupin A, Bajerni i Mynihut do të tentojë kualifikimin përballë Gallatasarajit në “Allianz Arena”, teksa Mançester Junajtid luan shanset e saj përballë Kopenhagenit në transfertë.
Kualifikimin do ta tentojë dhe Reali i Madridit në Grupin C përballë Bragës në “Benrabeu”, teksa në orën 18:45, Napoli pret në “Maradona” Union Berlinin.
Interi ndeshet në transfertë me Salcburgun dhe mund të presë biletën për në 16 më të mirat nëse merr tre pikët dhe e njëjta gjë vlen për Sociedadin nëse fiton me Benfikën orën 18:45.
NDESHJET:
GRUPI A
BAJERN MYNIH – GALLATASARJI 21:00
KOPENHAGEN – MAN. JUNAJTID 21:00
GRUPI B
ARSENAL – SEVILJA 21:00
PSV – LENS 21:00
GRUPI C
NAPOLI – UNION BERLIN 18:45
REAL MADRID – BRAGA 21:00
GRUPI D
REAL SOCIEDAD – BENFIKA 18:45
SALCBURG – INTER 21:00.