SPORT, 17 Qershor 2025, 14:34

Një nga talentet më të ndjekura në Europë, Laporta dhe Deko bëjnë gjithçka për të firmosur me Niko Uilliams

Një nga talentet më të ndjekura në Europë, Laporta dhe

Niko Uilliams dhe Barcelona, ​​një lidhje që ka zgjatur prej më shumë se një viti dhe tani duket se po shndërrohet në një histori dashurie.

Anësori i Atletiko Bilbaos, yll i një sezoni të shkëlqyer me 11 gola dhe 7 asiste në 45 ndeshje, është përsëri në krye të listës së dëshirave të klubit katalanas. Pas një përpjekjeje që dështoi verën e kaluar për shkak të kufizimeve financiare te Barça të cilët më pas preferuan të investonin te Dani Olmo, basku 22-vjeçar është përsëri një objektiv prioritar për blaugranët.

Sipas gazetës katalanase Sport, presidenti Joan Laporta dhe Deko janë gati të bëjnë gjithçka për të nënshkruar me anësorin e majtë dhe vetë lojtari, i etur për të veshur fanellën e katalanasve, tashmë u ka shprehur entuziazmin e tij shokëve të ekipit në kombëtare. Një entuziazëm që më në fund ka bindur drejtuesit, tani gati për të ndërmarrë veprime konkrete. Një takim i ri midis agjentëve të lojtarit dhe Barcelonës është planifikuar për ditët në vijim: Laporta thuhet se është i gatshëm të investojë 60 milionë eurot e klauzolës për të siguruar talentin bask, duke e preferuar atë ndaj profileve më të shtrenjta dhe me përvojë si kolumbiani Luis Díaz.

Por nuk ka mungesë konkurrence: Bajern Munih dhe Arsenal mbeten vigjilentë, edhe nëse vullneti i lojtarit mund të jetë vendimtar. Të gjitha shenjat tregojnë një përshpejtim të afërt nga Barça për një nga talentet më të ndjekura në Europë.