SPORT, 7 Maj 2022, 11:17

“Është talenti më i mirë në Serie A”, Asllani përplas Inter e Milan në merkato, në mes futet edhe Napoli

“Është talenti më i mirë në Serie A”,

Kristjan Asllani vërtetoi edhe një herë, këtë herë brenda në “San Siro”, përballë Inter, se është një lojtar me shumë potencial, jo më kot për të interesohen disa nga klubet më të rëndësishme në Serie A.

Daniele Adani, ish futbollist italian, zbuloi se përpara ndeshjes Inter-Empoli kishte folur me trajnerin Andreazzoli:

“Është talenti më i mirë në Serie A”,

“Përpara ndeshjes e pyeta Andreazzolin se deri ku mund të shkonte Asllani? Ai më beri me shenjtë fushën e ‘San Siro’. Personalisht mendoj se është lojtari i ri më i mirë në Serie A”, theksoi ndër të tjera Adani.

“Është talenti më i mirë në Serie A”,

Sipas mediave italiane, Milan dhe Inter pritet të përplasen ndërmjet tyre në verë për të siguruar shërbimet e Asllanit, por kujdes edhe nga Napoli, blutë prej kohësh po ndjekin nga pranë ecurinë e talentit kuqezi.