SPORT, 22 Gusht 2024, 20:55

I vetmi ekip shqiptar në Conference League, Drita mundet në ndeshjen e parë nga Legia e Varshavës

I vetmi ekip shqiptar në Conference League, Drita mundet në ndeshjen e

Drita e Gjilanit u mposht me rezultatin 2-0 në aktin e parë të duelit “play off” të Ligës së Konferencës ndaj gjigantëve polak të Legias së Varshavës. 

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 30-të skuadra kosovare mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Gomda. 

Golin e parë vendasit e gjetën në minutën e 56-të, me anë të sulmuesit Kramer, i cili realizoi me kokë.

Për golin e dytë mendoi Gual, i cili në minutën e 83-të, vulosi shifrat në 2-0. 

Dueli i kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra e Zekerija Ramadanit do të tentojë mrekullinë, edhe pse në letër situata duket shumë e vështirë.