TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një katërshe gjyqtarësh shqiptarë me kryesor Enea Jorgjin, asistentë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj dhe arbitër të katërt Florian Lata, vendosën drejtësi në duelin mes PAOK-ut dhe Shamrok, që përfundoi me rezultatin 4-0.
Kjo përballje ishte e vlefshme për raundin “Play Off” të Ligës së Europës. Bardhezinjtë e Selanikut arritën të shënonin fillimisht në minutën e 41-të. por goli u anulua nga Jorgji pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it. Megjithatë, PAOK-u do ta mbyllte pjesën e parë në epërsi, teksa në sekondat e fundit Kliëri e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së tij.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me gol për grekët. Tajsoni dyfishoi shifrat në minutën e 47, ndërsa 5 minuta më vonë Jorgji ia bëri edhe më të lehtë ndeshjen PAOK-ut. Arbitri shqiptar ndëshkoi me karton të kuq Honihanin, çka bëri që fitorja të mos vihej në diskutim për vendasit. PAOK- shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Konstantelias (67′) dhe Rahmanit (90’+4′) dhe bën që kualifikimi të duket një çështje e mbyllur.