SPORT, 4 Korrik 2023, 20:06

Nis “epoka” Pochetino, Broja hedh pas shpine dëmtimin dhe stërvitet me Chelsea

Nis “epoka” Pochetino, Broja hedh pas shpine dëmtimin dhe

Chelsea zyrtarizoi para pak javësh trajnerin Mauricio Pochetino. Sot skuadra londineze ka zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e teknikut Pochetino.

Padyshim se në seancën stërvitore nuk mungoi as Armando Broja, i cili shihej teksa bënte punë bashkë me grupin në palestër. Jo vetëm kaq, pasi lojtari zbriti edhe në fushë. Broja vjen pas një periudhë të vështirë, pasi një dëmtim e la jashtë fushave të blerta për një periudhë shumë të gjatë.

Sulmuesi shqiptar shpreson se do te jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Pochetino për sezonin e ri futbollistik. Kujtojmë që Chelsea nuk do luajë në asnjë kompeticion europian, pasi përfundoi edicionin në mesin e tabelës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)