SPORT, 3 Korrik 2023, 16:19

E konfirmuar! Christian Pulisic refuzon gjigantët e Francës për Milanin

E konfirmuar! Christian Pulisic refuzon gjigantët e Francës për

Sulmuesi i Chelsea, Christian Pulisic i ka thënë ‘jo’ klubit francez të Lyon. Mësohet se ai preferon që të transferohet te kuqezinjtë pasi tashmë ka një marrëveshje parimore me “Djajtë”.

Siç raporton “ESPN”, oferta e dorëzuar nga Lyon për Chelsea është më pak se 25 milionë eurot e kërkuara nga anglezët dhe një pjesë e konsiderueshme e ofertës përbëhet nga bonuse.

Lojtari amerikan te Milani do të fitonte shuma më të larta se sa do të merrte në Lyon. 25-vjeçari nuk e sheh kalimin në Francë si një lëvizje të duhur për karrierën e tij, duke qenë se ai dëshiron të vazhdojë të luajë në Champions League.