TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipi i Peshëngritjes së Shqipërisë vijon të njolloset nga skandalet e dopingut. Në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve (ITA), Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023, periudhë kjo 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që në atë kohë mbahej në Jerevan të Armenisë.
Në njoftim thuhet se Godelli ka rezultuar pozitiv me substancën enobosarm, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.
Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status të tij, në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk e ka përdorur për doping dhe këtë gjë do ta sqarojë sipas tij në testin B të analizës.
Substanca e gjetur në trupin e sportistit shqiptarë është SARM, sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA. Ajo është e ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.
Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë.
Bëhet fjalë për kampionin e Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, Daniel Godelli dhe kamionin e Europës për të rinjtë Hysen Pulaku.
Atëherë, analizat e kryera nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut konstatuan prani të substancës së ndaluar stanozolol tek kampioni 22-vjeçar nga Peqini si dhe te Hysen Pulaku, peshëngritësin që u radhit i 10-i në peshën 85 kilogramë në dy garësh në kampionatin e Kazakistanit. Ishte pikërisht ky kampionat që i dha kupën e fitores Godellit me dy medalje ari dhe një argjendi, duke u shpallur kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje në peshën 77 kg, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.
Një javë para tyre, kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputetjes, Romela Begaj, kishte rezultuar me prani të stanozololit, e njëjta substancë e ndaluar që ishte kosntatuar edhe tek kampionët Godelli e Pulaku.