SPORT, 2 Korrik 2023, 13:35

Napoli i mbyll derën PSG-së për ëndrrën e verës, sulmuesi kampion pranë rinovimit me klauzolë të veçantë

Napoli i mbyll derën PSG-së për ëndrrën e verës,

Napoli është ende në pushime dhe përveç ndryshimeve në staf, pjesa e skuadrës është ende pezull. Kërkesa të shumta ka për sulmuesin Viktor Osimhen i cili mbylli një sezon mjaft të mirë duke fituar titullin kampion.

Ofertat karshi tij nuk mungojnë por asnjëra nuk e ka bindur presidentin Aurelio De Laurentis. Ky i fundit i ka vënë një çmim që kap shifrën e 180 milionë eurove dhe asnjëra nga klubet në Europë nuk ka në plan ta paguajë.

Kontrata e lojtarit përfundon pas dy sezonesh por De Laurentis ka një tjetër plan. Ai i ka propozuar lojtarit një rinovim për një tjetër sezon dhe në kontratën e re parashikohet rritje rroge por gjithashtu edhe një klauzolë që e lë të lirë për verën e ardhshme në një çmim më të ulët se çmimi që De Laurentis kërkon sot. Palët janë në bisedime dhe me shumë gjasa do të ketë zhvillime ditët në vazhdim.