SPORT, 4 Korrik 2023, 13:49

Shifrat e frikshme të pagave të Barçës, katalanasit paguajnë paguajnë 440 milionë euro në sezon

Shifrat e frikshme të pagave të Barçës, katalanasit

Barcelona vazhdon të paguajë shuma kolosale parash për blerjet gati pa kriter të bëra nga paraardhësi i Laportës në zyrën e presidentit, Josep Maria Bartomeu. Disa paga, që kanë bërë që klubi i Barçës të tejkalojë të gjitha limitet e vendosura nga “Fair Play” Financiar dhe të mos nënshkruajë lojtarë të rinj në kushte të barabarta me të mëdhenjtë e tjerë në Europë.

Një handikap i madh në përpjekjet e klubit për të formuar një ekip konkurrues, sepse me këto paga stratosferike, Barça ka rënë në “kurthin” e rregullit të 50%, domethënë për çdo euro që ata kursejnë nga zbritja e masës së pagave mund të firmosin vetëm për gjysmën! Por sipas gazetës “Marca”, nëse analizohen me sukses shifrat e skuadrës së Barçës, shihet se pagat nuk janë aq të larta dhe se ka faktorë të tjerë që e pengojnë klubin të nënshkruajë normalisht.

SITUATA E PAGAVE – Ajo që skuadra i kushton klubit në paga shkon në 386 milionë euro. Kësaj shume i shtohet edhe ajo e lojtarëve të huazuar, që arrin në 54 milionë. Klubi ka kursyer rreth 20 milionë euro nga prishja e marrëveshjes me Umtitin, ndërkohë që po punohet edhe për largime të tjera të kushtueshme, siç është Lengle. Mes skuadrës së parë dhe lojtarëve të huazuar, masa e pagave te Barcelona shkon deri në 440 milionë euro. Për gazetën “Marca”, kjo nuk është një sasi e ekzagjeruar. Janë dy faktorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në tejkalimin e “Fair Play” Financiar të Barcelonës, 91 milionë euro nga seksionet e tjera dhe ulja drastike e të ardhurave nga arkëtimet.