SPORT, 2 Korrik 2023, 20:31

Pas Lionel Messit, Inter Miami kërkon ish-mbrojtësin e Real Madridit

Pas Lionel Messit, Inter Miami kërkon ish-mbrojtësin e Real Madridit
Ramos dhe Marçelo

Inter Miami po bën një merkato mjaft të mirë. Klubi amerikan që luan në MLS siguroi shërbimet e Lionel Messit, ndërsa është në negociata me shumë futbollistë të tjerë që luajnë në Europë.

Inter Miami është gjithashtu në bisedime për të nënshkruar me Sergio Ramos, mbrojtësin e njohur spanjoll. Ish-kapiteni i Real Madridit është një lojtar i lirë, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që ka skaduar të shtunën.

Ramos luajti 33 ndeshje me PSG në sezonin që kaloi, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 1 asist. Në vitin e parë futbollistik në Paris, 37-vjeçari zhvilloi 12 ndeshje.