SPORT, 4 Korrik 2023, 12:28

Xhaka drejt Bundesligës, vijojnë negociatat me klubin e Ksabi Alonsos

Xhaka drejt Bundesligës, vijojnë negociatat me klubin e Ksabi Alonsos

E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë tek Bajer Leverkusen sipas mediumit britanik “The Athletic”.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe shpejt 30-vjeçari mund ta nisë punën nën urdhrat e trajnerit Ksabi Alonso.

Arsenali do të përfitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e mesfushorit teksa vendin e tij do ta zerë Deklan Rajs.

Xhaka iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2016 nga Borusia Mynshengalbah teksa deri tani ka zhvilluar 297 ndeshje dhe ka realizuar 23 gola e 29 asistime.