TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hakan Çalhanoglu pësoi një dëmtim përballë Benfikës në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë duket si një lajm i mirë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Sipas “Sky Sport” 21-vjeçari do të gradohet me rolin e titullarit në sfidën e radhës të zikaltërve kundër Bolonjës këtë fundjavë për të zëvendësuar turkun.
Asllani po fiton pak nga pak besimin e trajnerit Inzagi, i cili deri tani është aktivizuar në pesë takimi, një nga të cilat si titullar.
Ky është një lajm i mirë dhe për trajnerin Silvinjo, me mesfushorin shqiptar që do të vijë me minuta në këmbë në sfidën kundër Republikës Çeke.