SPORT, 3 Prill 2023, 15:01

Konsumoi ujë para iftarit? Tifozët ‘kryqëzojnë’ Benzeman, çfarë fshihet pas fotos që bëri xhiron e rrjetit

Konsumoi ujë para iftarit? Tifozët ‘kryqëzojnë’

Karim Benzema, futbollisti i Real Madridit është vënë në shënjestër të sulmeve në rrjetet sociale pas një fotojë që rezultoi montazh. Pas ndeshjes përballë Real Valladolid, ku Reali fitoi 6-0, mbresëlënëse ishte fakti se Benzema ishte duke agjëruar në Santiago Bernabeu.


Sulmuesi 35-vjeçar është një mysliman i devotshëm dhe për këtë arsye aktualisht nuk i lejohet të konsumojë ushqim ose pije gjatë orëve të ditës. Megjithatë, një person në rrjetet sociale u përpoq të akuzonte Benzeman për mosbindje ndaj rregullave të agjërimit, ndërsa postoi një foto ku të sulmuesit duke pirë ujë teksa ishte ulur në stol.

 


Mirëpo, duket se imazhi i ishte i rremë. Pamjet e ngarkuara pak pasi fotoja bëri xhiron në internet, tregojnë se Benzema nuk e konsumoi ujin. Në vend të kësaj, ai e përdori atë vetëm për të lehtësuar ‘tharjen e gojës’ që të gjithë e marrim nga ushtrimet e rënda, përpara se ta pështyjë në dysheme.