SPORT, 15 Korrik 2023, 20:44

Nedim Bajrami e nis sezonin me këmbën e mbarë, tre gola që në ndeshjen e parë të Sasuolos

Nedim Bajrami e nis sezonin me këmbën e mbarë, tre gola që

Nedim Bajrami synon që në këtë sezon të dytë me fanellën e Sasuolos, të jetë protagonist absolut. Dhe mesfushori shqiptar ka dhënë sinjalet e para që në ndeshjen e parë përgatitore që klubi I Serisë A ka luajtur sot.

Përballë ishin amatorët e Real Viçenca dhe Bajrami ka shfrytëzuar rastin për të treguar vlerat e tij në këtë duel, duke shënuar 3 herë, edhe pse në fakt nuk e nisi sfidën me rreshtimin e parë.

Trajneri Dionisi vendosi dy formacione të ndryshme në secilën pjesë loje për këtë sfidë dhe Bajrami ishte te i dyti. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 10-0 për Sasuolon, ndërsa në të dytën ishte menjëherë futbollisti shqiptar që gjeti rrugën e rrjetës në minutat 49′, 64′ e 78′. Sfida u mbyll me rezultatin 22-0, aspak keq duke llogaritur që ishte ndeshja e parë për lojtarët që vinin pas periudhës së pushimeve dhe ngarkesave të mëdha fizike gjatë këtyre ditëve.