SPORT, 14 Korrik 2023, 16:48

La pas Mesin dhe Nejmarin, sulmuesi që shkëlqeu në Francë zyrtarizohet te gjigandi i Bundesligës për shumën rekord

La pas Mesin dhe Nejmarin, sulmuesi që shkëlqeu në Francë

Lois Openda ishte një yjet që spikati më së shumti sezonin e fundit në Francë, ku shënoi në kampionat 21 gola me skuadrën e Lens, duke lënë pas Mesin dhe Nejmarin.

23-vjeçari belg mori një vëmendje të madhe nga shumë klube në Europë, por duket se në fund ja doli të triumfonte RB Lajpcig.


Gjigandi i Bundesligës ka prezantuar Opendën i cili erdhi për një shumë rekord në klub, plot 43 milionë euro dhe ka firmosur deri në vitin 2028.